Surprise Me!

Ora News - Flasin fqinjët e "hackerit" Aldo Ymeraj: Familja e tij me të ardhura nën mesataren

2018-05-11 1 Dailymotion

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Hakeri nga Fieri,Aldo Ymeraj, i akuzuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për vjedhje në shuma të mëdha nëpërmjet internetit duket se ka pasur një jetë online dhe një tjetër profil në realitet. Në lagjen "Konferenca e Pezës" në Fier, fqinjët thonë se janë habitur kur mësuan arrestimin dhe veprimtarinë e 25 vjeçarit që e quajnë djali i mirë i pallatit. Ata tregojnë se ai dhe e ëma bënin një jetë të thjeshtë, pavarësisht se sipas FBI, Aldo Ymeraj, ka përfituar 675 mijë dollarë nga aktiviteti i paligjshëm online.

Në lagjen "Konferenca e Pezës", ku jetoi për 10 vjet në Fier, Aldo Ymerajn, hakerin shqiptar të kërkuar nga SHBA, fqinjët e njohin vetëm në sipërfaqe dhe për të duket se kanë konsideratën më të lartë.

"Një djalë shembullor".

Dy gratë që pranuan të flasin për Ora News, nuk e kanë besuar lajmin se djali i qetë që kishin në pallat, kishte një jetë që ato nuk e kishin menduar kurrë.

"E njoh për shumë të mirë, të mrekullueshëm, Aldon. Nuk e di, kur e pamë në televizor na ra si bombë".

"U habitëm për veten tonë sesi ka arritur ai djalë në atë".

25 vjeçari banonte me të ëmën në katin e 6 të këtij pallati, por Arjana Ymeraj nuk pranon ta hapë derën për mediat.

Fqinja përballë, flet për sakrifica nga ana e saj për ti dhënë djalit shkollë, ndërsa thekson se ato bënin një jetë nën mesataren e familjeve shqiptare.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/flasin-fqinjet-e-hackerit-aldo-ymeraj-nuk-na-besohet

Buy Now on CodeCanyon