Millosh Teodoroviç, është prej dy dekadash gazetar në Serbi. Ka ndjekur ngjarje me rëndësi që ndryshuan Ballkanin.

Ditët e shpalljes së pavarësisë së Kosovës ka qenë në Prishtinë. Ka raportuar në gjuhën serbe për Radion Evropa e Lirë. Dhjetë vjet më vonë ende ka lajme për Kosovën. Atë ditë e kujton mirë.

"Atë ditë kam qenë bashkë me një kolege të televizionit të pavarur B92 dhe jemi kujdesur të mos dëgjohemi duke folur gjuhën serbe. Ndoshta ka qenë frikë e paarsyeshme, por gjithkush duhet të bëj kujdes. Kam qenë i lumtur për këta njerëz, por jam kujdesur edhe për sigurinë. Ka qenë ngjarje e madhe si një njohje për një vuajtje të madhe që ka zgjatur mbi një decenie".

Teodoroviç thotë se politika në Evropë paksa ka ndryshuar për shkak të lëvizjeve seperatiste, por edhe populizmit. Serbia gëzon një mbështetje më të madhe tani se para dhjetë vjetësh.

"Bisedimet janë një fat për të gjithë ata që duan të jenë pjesë e integrimit. As Serbia e as Kosova, por sidomos Serbia nuk duan të jenë në këtë proces, por janë të detyruar të gjejnë një zgjidhje".

Shefi i zyrës së Evropës së Lirë në Serbi thotë se të gjitha vendet e Ballkanit jashtë unionit në rrugën e suksesit përballen me dy probleme: nacionalizmin dhe korrupsionin e rritur bashkë me sistemin.

Tv Klan