Surprise Me!

Ora News - Aksident në Milot, avokati përplas makinën e policisë

2018-05-11 0 Dailymotion

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një avokat është shpallur në kërkim nga policia pasi shkaktoi një aksident me pasojë plagosjen e tre personave pranë kryqëzimit të Milotit, në rrugën e Kombit.

Autovetura e cila drejtohej nga avokati, ka goditur mjetin e policisë së Kurbinit që ndodhej duke patrulluar në Rrugën e Kombit.

si pasojë e aksidentit mësohet se ka mbetur i plagosur vetë avokati dhe dy efektivët e rendit që ndodheshin në detyrë në momentin e ngjarjes.

Pas aksidentit avokati i identifikuar me inicialet A. Lleshi është larguar nga vendngjarja ndërsa policët e kanë pasur të pamundur ta ndjekin.

Për këtë arsye ai është shpallur në kërkim ndërsa dy efektivët kanë marrë mjekimet e nevojshme, pranë spitalit në Laç.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/aksidenti-prane-kryqezimit-te-milotit-tre-te-plagosur

Buy Now on CodeCanyon