Studentja Lorena Manjani, pjesë e lëvizjes për të drejtat e studentëve ?Qëndresa qytetare? ka dhënë për Report Tv një panoramë të qartë të sontazhit që është bërë në Qytetin Studenti.
Tema e sontazhit lidhet drejtëpërdejtë me kushtet skandaloze që mbizotërojnë në Qytetin Studenti. Studentja shprehet se në sontazhin e formuluar, organizatorët janë fokusuar tek kushtet e mjerueshme higjeno-sanitare dhe raportet shëndetësore fiktive.

Lorena liston problematikat kryesore në raport me kushtet higjeno-sanitare, duke thënë se:

-Nëpër konvikte ka mungesë uji të rrjedhshëm, për 24 orë

-Dushet janë të hapura me orare të kufizuara

-Muret e konvikteve janë të mykur

-Tualetët janë pa dyer

-Ndërtesat janë amortizuar nga jashtë dhe nga brenda

-Pajisje si psh. Dyshekët janë totalisht të armotizuar

Këto kushte, vijon e reja, janë të papërshtatshme për një jetësë njerëzore.