Policia Rrugore e Tiranës gjatë fundjavës kanë vijuar kontrollet me Drager e Radar.
Kontrolle janë ushtruar ndaj drejtuesve të automjeteve në të gjitha rrugët e brendshme të Tiranës, për të parandaluar, evidentuar dhe ndëshkuar ata drejtues mjetesh që qarkullojnë me shpejtësi, që drejtojnë mjetin nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur, duke u bërë burim aksidenti për veten dhe përdoruesit e tjerë të rrugës

Gjatë 48 orëve të fundit janë arrestuar 10 drejtues mjetesh, nga këta:

9 për drejtim mjeti në gjendje të dehur, si dhe një për drejtim mjeti pa leje drejtimi.