Presidenti serb e ka quajtur kompromisin me shqiptarët si interes jetësorë për Serbinë dhe popullin serb. Aleksandar Vuçiç, ka pritur studentët e Universitetit të Prishtinës që funksionon në Mitrovicën veriore dhe ka vlerësuar se kompromisi nuk do të thotë dobësi.

"Ne serbët duhet ta kuptojmë se çdo kompromis, jo tolerim por kompromis me shqiptarët është interesi më i lartë i Serbisë dhe popullit serb. Duhet të kujdesemi për popullin tonë dhe ta shohim të ardhmen dhe ta dimë ç'mund të bëjmë".

Vuçiç ka thënë se megjithatë duhet një kompromis ku askush nuk do t'i fitojë të gjitha. Serbia është nën presion për ta njohur Kosovën.

"Për t'u futur në OKB duhet arritur marrëveshje me Serbinë dhe për të arritur deri këtu duhet të bëjmë kompromis, e jo të thuhet Serbia duhet ta njohë pavarësinë se ne kështu na pëlqen".

Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, sipas Presidentit serb, do të vazhdojnë më 26 Shkurt dhe do të flitet për temën e asociacionit të komunave serbe, por një muaj më vonë dialogu pritet të jetë në nivel presidentësh.