Surprise Me!

E diela shqiptare - Shihemi ne gjyq! (18 shkurt 2018)

2018-05-11 2 Dailymotion

Bashkëshortët Floresha dhe Bujari janë bërë pjesë e rubrikës "Shihemi në Gjyq" në emisionin "E Diela Shqiptare", pasi ndodhen në një konflikt për tokën e tyre. Floresha tanimë, pas 30 vitesh martesë, kërkon divorcin nga bashkëshorti.

"Kemi një hall të madh. Vijmë nga fshati Marinëz, Fier dhe kemi marrë tokë me ligjin 7501. Kemi qenë tre veta dhe na takonte 2800 metër për frymë, por zotërinjtë e komunës na kanë dhënë vetëm 5000 metër katrorë dhe këto na i kanë bërë lëmsh. Ne vëtë paguajmë 5000 metra katrorë, kam 2 libreza të paguara dhe me firmat e atyre. Para 2-3 ditësh kam paguar edhe vitin 2018. Kam hyrë në një zyrë në komunën e Kumanit, ku në një zyrë thuhet ke 5000 metër zonjë, paguaji dhe në zyrën tjetër thonë ke 3500 metër katrorë. Ne nuk e kuptojmë ku shkojnë këto metrat e tjera dhe këtë duhet të ma shpjegojë topografi i komunës dhe agronomi.

Nga viti 2006-2007 është marrë bashkëshorti deri në vitin 2014, pothuajse çdo muaj shkonte në komunë, shkonte në Fier te Hipoteka dhe thoshte po bëj dokumentet e tokës. Unë, si shtëpiake në fshat, vetëm punoja. Sa herë vinte Bujari e pyesja i bëre dokumentet e tokës, më thoshte po i bëj, po i firmos, por asnjëherë nuk më erdhi dokumenti i rregullt. Di që në vitin 2006-2007 na është marrë një shumë parash, të cilën e shpjegon vetë zotëria. Më sjell një certifikatë që ka 3300 metër katrorë në një vend dhe 1700 në një tjetër, të cilat unë i paguaj. Por kur shkon në Hipotekë në vitin 2014, më vjen një certifikatë tjetër me 3500 metër katrorë tokë dhe këtë nuk e kuptoj fare. Këtë ta shpjegojë Bujari se përse e ka bërë lëmsh tokën!", shprehet Floresha.

Per me teper klikoni linkun :
http://tvklan.al/pronat-sjellin-sherr-ne-familje-bashkeshortja-i-kerkon-divorcin-pas-30-vitesh-martese/

Facebook: https://www.facebook.com/tvklan Talk-show LIVE nga Ardit Gjebrea ne KLANHD & TVKLAN

Buy Now on CodeCanyon