Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur në Shkodër, ku si pasojë babai dhe dy fëmijët e tij, djalin 9 muajsh dhe vajzën 5 vjeçe kanë humbur jetën, ndërsa kanë mbetur të plagosur edhe 4 persona të tjerë.

Mësohet se aksidenti ka ndodhur rreth orës 18:00 pranë Kishës së Velipojës dhe sipas informacioneve të policisë në aksident janë përfshirë dy makina një Fuoristradë dhe një makinë Alfa Romeo, të cilat janë përplasur kokë më kokë.

Policia thotë se viktima është Edmond Preka 40 vjeç, djali i tij 9 muajsh R.P dhe vajza N. P. 5 vjeçe, të cilët ndodheshin në makinën "Alfa Romeo", me targa AA474NJ bashkë me gruan dhe me vajzën tjetër.

"Bashkëshortja e Edmondit, shtetësja E. P. 36 vjeçe dhe vajza A. P. 10 vjeçe janë dërguar në urgjencën e Spitalit Rajonal Shkodër", tha policia.

Ndërsa në mjetin Foristradë me targa AA292OL, me drejtues shtetasin Sokol Muja udhëtonte dhe shtetasi N. Gj, të cilet kanë marrë plagë të rënda dhe janë dërguar në urgjencën e Spitalit Rajonal Shkodër.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/shkoder-perplasen-dy-makina-nje-i-vdekur-dhe-nje-i-plagosur