U ndërtua në vitin 1927 nga një inxhinier Italian. Projekt i Mbretit Zog nga ku mori edhe emrin e tij.

Sot ura me harqe ose e quajtur ndryshe Ura e Zogut mbi lumin Mat po shkon drejt shkatërrimit. Ajo nuk qarkullohet me nga automjetet. Aty mund të lëvizin vetëm këmbësorë.

Çdo ditë ura dëmtohet nga reshjet ose persona të papërgjegjshëm të cilët marrin pjesët metalike. Dy këmbët e saj kanë pësuar çarje.

I vetmi që shqetësohet për të është ky specialist i ndërtimit.

Gjergj Ngjeçi thotë se ura është rrezik dhe institucionet përgjegjëse duhet të marrin masa për rikonstruksionin e saj.

Vepra kulturore që po degradon dita ditës është e njohur si një nder me të mëdhatë në Ballkan. Ajo ndodhet në krahun e majtë të Rrugës së Kombit dhe ura lidhej me Kurbinin, Mirditën dhe Lezhën.

Tv Klan