Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Një aksident tragjik përgjaku rrugën Shkodwr ? Velipojë, duke shuar gjysmën e familjes. Përplasja fatale e dy automjeteve kokë me kokë me njëra ? tjetrën la të vdekur 40 vjeçarin Edmond Preka, djalin 8 muajsh dhe vajzën 5 vjeçare, ndërsa të plagosur mbeten edhe bashkëshortja e tij 36 vjeçare Etleva Preka dhe vajza 10 vjeçare, të cilët po udhëtonin në mjetin tip Alfa Romeo me targë AA 474 NJ.

Gjithashtu të plagosur rëndë mbeten edhe dy shtetasit e tjerë, Sokol Muja drejtues mjeti dhe Ndreke Gjergji që udhëtonin në Foristradën me targe AA292OL.

Grupi hetimor që mbërriti në vendngjarje ka bërë me dije se shkak i aksidentit paraprakisht dyshohet të ketë qënë shpejtësia tej normave të lejuara dhe errësira në rrugë.

Goditja ka qënë fatale, pasi siç shihet edhe në pamje dëmtimi i mjeteve është i lartë, veçanërisht i Alfa Romeos, ku udhetonte familja Preka.

Fillimisht të gjithë të lënduarit kanë mbetur të plagosur, por sipas dëshmitareve në vendngjarje autoambulanca ka vonuar për më shumë se 30 minuta të mbërrijë, në vendin e quajtur ?Sektor? pranë kishës së Velipojës.

Kjo ka rënduar gjendjen shendetësore të të plagosurve dhe mësohet se 40 vjeçari Preka gjeti vdekjen rrugës për në spital sëbashku me djalin e mitur.

Ndërkohë në sallën e reanimacionit gjeti vdekjen edhe vajza tjetër.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/shkoder-perplasen-dy-makina-nje-i-vdekur-dhe-nje-i-plagosur