Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Edhe pse marrëveshja për koncesionin e Portit Porto Romano ka shumë pak kohë që u miratua në Kuvend, kompania ka kërkuar një shtesë fondi për arsye teknike.

Sekretari i ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë sqaroi se shtesa prej 4.5 mln dollarë kërkohet për ndërtimin e e një argjinature pasi aluvionet në këtë zonë e bëjnë të pamundur punën.

"Shoqëria ka paraqitur një kërkesë për një shtesë të projektit për kalimin e kësaj zone me tubacione mbi një argjinaturë artificiale"

Edhe pse e miratuan marrëveshjen deputetët si të opozitës dhe të mazhorancës ngritën si shqetësim ndikimin që mund të ketë kjo ndërhyrje në shkarkimin e ujërave të qytetit dhe në ekosistem.

Koka: Është një zonë me shumë rrezik për qytetin e Durrësit. Çka do të thotë se kërkon nga ana e institucioneve përkatëse të rrisni gatishmërinë dhe jo thjesht të jenë në rregull me dokumentacionin.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/kerkohet-shtese-45-mln-dollare-koncesionin-e-portit-porto-romano