Pas mbledhjes së grupit të PD, Lulzim Basha në një prononcim për mediat deklaroi se ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Manastirliu duhet të dërgohet për ndjekje penale, pasi ka hequr nga ndihma ekonomike mijëra familje në nevojë. Basha u shpreh se PD do të kërkojë një debat për këtë çështje në Kuvend, ndërsa Rama dhe ministrja do të vendosen para përgjegjësisë.<br />?Kemi një qeveri dhe një kryeministër që po përdor metoda naziste, apo spastrimi ndaj shqiptarëve. Një pjesë e qytetarëve u janë drejtuar deputetëve të opozitës, por kjo është vetëm një fraksion i tmerrit, po evidentojmë përmasat e këtij holokausi. Media ta vendosë në qendër këtë problem. Për këtë kemi diskutuar sot në mbledhjen e grupit se se cfarë mund të bëjmë. Ministrja duhet të dërgohet për ndjekje penale mban të fshehur kriteret. Shumica e familjeve kanë një televizor apo frigorifer, por kjo nuk do të thotë të heqësh të ndihmën ekonomike. Nesër do të formalizojmë kërkesën për debat për të vënë Ramën dhe marionetën e tij para përgjegjësisë. Ky është skenar naziskist. Ne do të bëjmë transparent këtë problem. Do të marrim të gjitha hapat për ta vendosur para përgjegjësisë ligjore? deklaroi ai.
