Surprise Me!

Ngërçi për plotfuqishmërinë, Milo në '45 Minuta':Rama duhet të takohet me Metën

2018-05-11 0 Dailymotion

I ftuar sot në emisionin 45 minuta në Report TV, historiani dhe ish-ministri i Jashtëm Paskal Milo ka folur lidhur ne ngërçin institucional mes qeverisë dhe presidencës lidhur me plotfuqinë për nisjen e negociatave zyrtare me Greqinë.<br />Presidenti Ilir Meta deklaroi sot se kërkon që të përmbushen disa kritere nga qeveria, përpara se ta japi plotfuqinë.<br /><br />?Duhet burrëri, Edi Rama duhet të takohet me Ilir Metën. Rama dhe Meta takoheshin për gjëra që nuk kishin këtë peshë çdo të mërkurë kur ishin aleatë politikë, e jo më për çështje si marrëveshjet me Greqinë. Do të shmangnin keqkuptimet, keqinterpretimet. Komunikimi i drejtpërdrejtë i dy njerëzve të pushtetshëm, të fuqishëm në Shqipëri, mund të shmangë keqkuptimet. Mendoj se një komunikim i tyre direkt do ta zgjidhte? ? u shpreh Milo i cili saktësoi se plotfuqia e presidentit duhet para negocimit të çdo marrëveshje ndërkombëtare.

Buy Now on CodeCanyon