Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Vettingu mban pezull plotësimin e vakancave në Gjykatën Kushtetuese duke e vënë këtë institucion përpara vështirësive në funksionimin e tij. Mazhoranca ka hedhur hapin e parë që anëtarët e rinj të zgjidhen pa iu nështruar vlerësimit, duke e lënë këtë për një fazë të dytë ndërsa opozita nuk ka vendim zyrtar për këtë cështje, ndonëse "off record" e shohin si zgjidhje. Palët poltike ende nuk kanë diskutuar apo janë konsultuar për ketë cështje, ndërsa presidenti, kuvendi dhe gjykata e lartë e kanë hapur garën për vendet vakante.
Ngërçi në të cilën ndodhet Gjykata Kushtetuse, për shkak të dorëheqjes së disa anëtarve, duket se ka sjellë ndryshim të qëndrimeve të mazhorancës por dhe opozitës, lidhur me procesin e e vlerësimit kalimtarë. Kryetari i grupit parlamentarë të Partisë Socialiste, Taulat Balla, në studion e Ora News propozoi që anetarët e Gjykatës Kushtetuese të zgjidhen pa "vetting" ne menyrë që ky institucion të jetë funksional dhe vlerësimi të jetë për një moment të dytë.

Balla: Më pas bëjnë vettingun. Nëse nuk e kalojnë vettingun shkarkohen dhe menjëherë hy në lojë propozuesi dhe inicion procesin.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/vettingu-mban-pezull-gjykaten-kushtetuese