Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Shqipëria ka marrë mbështetjen e Çekisë për hapjen e negociatave me BE. Deklarata u bë nga kryetari i senatit të Parlamentit çek Milan Stech gjatë një konference me kryetarin e Parlamentit Gramoz Ruçi.

"Ne kemi vlerësuar të gjitha hapat e afrimit të Shqipërisë me kërkesat e BE dhe ne mbështesim hapjen e negociatave gjatë 6 mujorit të dytë të këtij viti", tha Stech

Ndërkohë Kryeparlamentari Gramoz Ruci theksoi se mes dy vendeve do të forcohet edhe bashkëpunimi në fushën ekonomike.

"Ndamë të njëjtin mendim se marrëdhëniet shumë të mira politike që ekzistojnë midis Shqipërisë dhe Çekisë t?i intensifikojmë për të arritur bashkëpunimin në fushën ekonomike, veçanërisht në fushën e energjetikës, infrastrukturës, të turizmit, bujqësisë, të tregtisë, të arsimi" tha Ruci.

Ruçi vlerësoi marrëdhëniet mes dy vendeve, duke shprehur falenderim për mbështetjen që Çekia ka dhënë për integrimin e Shqipërisë, por edhe për mbështetjen që ka dhënë për njohjen e Kosovës.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/cekia-mbeshtet-hapjen-e-negociatave-me-shqiperine