Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Lumi Osum ndër vite ka gërryer dhjetra hektarë tokë në fshatrat përgjatë shtratit të tij, ndërsa përmbytjet e herë pas hershme kanë dëmtuar të mbjellat. Banorët e fshatrave Velabisht,Veterik e Starovë, kërkojnë ndërtimin e një argjinature si zgjidhje, ndërsa deklarojnë se nuk u janë verifikuar asnjëherë dëmet që u janë shkaktuar në përmbytjet.

Shfrytëzimi i pakontrolluar e inerteve për vite me radhë ka devijuar shtratin Osumit përgjatë fshatrave Veterik, Starovë e Velabisht ku vërshimet e lumit kanë gërryer vit pas vit dhjetra hektarë tokë.

Pasoja solli edhe përmbytja e fillim shkurtit, por sipas fermerëve dëmet nuk u verifikuan kurrë.

"E zunë grykën e urës atje lart dhe lumi këtej. Lumi ku do të vejë tani, u përplas tek ne".

Fermerët e këtyre fshatrave thonë problematikat ia kanë përcjellë edhe kryeministrit Edi Rama, por sipas tyre deri më sot askush nuk ka zbritur buzë Osumit për të verifikuar gjendjen.

"Një pjesë të lumit matanë e kanë zaptuar, kanë ngritur argjinaturën dhe lumi na ka ngrënë të gjitha tokat këtu në Velabisht".

Banorët e fshatrave përgjatë Osumit kërkojnë ndërtimin e një argjin

Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/osumi-gerryen-e-permbyt-fermeret-e-tre-fshatrave-sjemi-kompensuar-kurre