Abuzimi me pronat në bregdetin e Spillesë çuan në arrati biznesmenin Idlir Karkini. Ky i fundit kishte privatizuar poligonin e qitjeve në Spille.

Sot Report Tv ka shkuar në këtë pronë të privatizuar nga Karkini, i cili në shkelje me ligjin ka marrë pronën e Ministrisë së Mbrojtjes në Spille dhe ka ndërtuar aty një biznes privat.

Idlir Karkini është një personazh i njohur, pasi zotëron mirëmbajtjen e sistemit të radarëve të Forcave të Armatosura, si dhe njihet si përfitues i shumë tenderave, ndër to për mbarëvajtjen e rrjetit të dixhitalizimit, ku kompania e tij ?Idea-Tel? fitoi pa tender 8.8 milionë euro, kur ende nuk ishte ngritur rrjeti.

Aferë kjo e denoncuar nga Shqiptarja.com tre vite më parë.