Surprise Me!

Report TV - Abuzimi në Spille, arrestohet dhe noteri i VIP-ave, Julian Zhelegu

2018-05-11 10 Dailymotion

Në skandalin e përfitimit të 56 ha prona shtetërore dhe të ushtrisë, duke falsifikuar dokumente, nuk është i përfshirë vetëm Idlir Karkini, biznesmeni i identifikuar si miku i politikanëve, tashmë në kërkim. Një tjetër personazh vip i përfshirë përfundon në pranga në operacionit ?Ranishtja 2?: bëhet fjalë për noterin shumë të njohur në Tiranë, Julian Zhelegu.<br /><br />Sipas akuzës, noteri Zhelegu ka kryer aktet noteriale nëpërmjet dokumenteve të falsifikuara, duke kaluar në pronësi të biznesmenit Idlir Karkini ?Poligonin e Qitjes së Ushtrisë? në Spille. Julian Zhelegu njihet si noteri i VIP-ave në kryeqytet.<br /><br />Me zyrën në zonën e Ish-Bllokut, një nga zonat më të pasura e më të shtrenjta në Tiranë, Zhelegu kishte arritur që të kishte si klientë të tij, disa prej biznesmenëve më të fuqishëm në vend, politikanë e shumë personazhe të tjerë publikë.

Buy Now on CodeCanyon