Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Një grabitje me armë u shënua mbrëmjen e së martes në njësinë administrative të Dajçit në Shkodër.

Persona të armatosur hynë në një banesë në fshatin Shirq ku grabiten automjetin tip ML me targë AA 267 NG që ishte i parkuar brenda rrethimit të oborrit, nje celular dhe dy armë çifte që familja kishte me leje.

Kryefamiljari Mark Alia tregon orët e tmerrit që i është dashur të përjetojë atij dhe bashkëshortes, pasi të dy jetojnë të vetëm në vilën dy kateshe, ku autorët kishin hyrë duke e miremenduar skemën.

Ata i kanë shkëputur lidhjet sistemit të alarmit, kanë thyer komandën e derës së oborrit dhe më pas me një hekur kanë hapur dritaren ballore, duke hyrë në shtëpi dhe lidhur në fyt kryefamiljarin.

Dy autorët kanë qenë të maskuar dhe armatosur dhe ndonëse kanë tentuar të marrin edhe para, nuk kanë arritur të hapin kasafortën.

Mark Alia tregon se njërin prej tyre e ka njohur, pasi babai i tij ka punuar në këtë shtëpi dhe i riu ka hyrë e ka dalë.

Kjo ka qenë edhe arsyeja që autoret kanë vepruar lirisht, pasi kanë ditur detaje të skemës së shtëpisë, por edhe faktin se brenda saj ka dy të moshuar.

Madje këtë të mërkurë i ati i njerit prej autorëve të dyshuar ka shkuar ti kërkojë falje për ngjarjen, por i moshuari thotë se falje për dhunuesin e shtëpisë nuk mund të ketë.

Kamerat e sigurisë së banesës kanë regjistruar gjithçka dhe policisë i janë dashur vetëm 7 orë për t?i identifikuar dhe arrestuar autorët e dyshuar, Kristjan M dhe Juljan V.

Në bashkëpunim me komisariatin numër 3 në Tiranë, pasi forcat blu gjurmuan përmes targës mjetin e grabitur dhe arritën tek autorët.

Hetimet vijojnë pasi dyshohet se këto shtetas mund të jenë të përfshirë edhe ne ngjarje të tjera, që për policinë kanë qënë të regjistruara deri më sot pa autorë.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/maskat-grabisin-vilen-ne-shkoder-dy-personat-ishin-me-pistoleta