Opozita ka nisur përgatitjet për një tjetër protestë masive. Burime të Report Tv nga selia blu thanë se PD po përgatitet për një protestë të madhe, e cila pritet të mbahet në muajin mars. Në fokus të aksionit të radhës do të jenë familjet në nevojë, ku sipas opozitës janë përjashtuar rreth 20 mijë familje.<br /><br />Report Tv mësoi se kreu demokrat, Lulzim Basha, ka vënë në lëvizje të gjithë deputetët dhe krerët e degëve, të cilët kanë nisur takimet derë më derë te familjet në nevojë në çdo cep të vendit. Basha ka udhëzuar të gjithë vartësit e tij të marrin informacione të vërteta mbi familjet e hequra nga ndihma ekonomike, nëse ata janë vërtet në nevojë ekonomike dhe përjashtimi nga skena rëndon gjendjen e tyre.<br /><br />Burime i thanë Report Tv se kjo është dhe pika kryesore e udhëzimit të Bashës, ndërsa angazhimi ka nisur dhe nga LSI. Mësohet se do ketë bashkëpunim shumë të madh mes partive opozitare për familjet e përjashtuara nga ndihma ekonomike. Takimet e politikanëve me familjet në nevojë do të vazhdojnë edhe dy javët në vijim, ku në fokus është organizimi i tyre për protesta, që nisin sërish në muajin mars.