Kryetarja e bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi me rastin e nismës ?Edhe muret kanë veshë?, që u prezantua nga Autoriteti i Hapjes së Dosjeve në Shkodër, përmes së cilit synohet dokumentimi i vuajtjeve të njerëzve gjatë periudhës së komunizmit, bëri një gafë sot përpara kamerave televizive.<br />Teksa po fliste për krimet çnjerëzore të komunizmit, Ademi tha se tani ato do të mund të paraqiten në mënyrë ?atraktive?, që do të thotë zbavitëse. Simon Miraka, kreu i Shoqatës të së Përndjekurve Politikë u mundua ta korrigjonte Ademin, duke theksuar termin ?artistike? në vend të ?atraktive?, por siç duket ishte tepër vonë pasi fjala e Ademit u dëgjua qartë.<br /><br />?Në Shkodër persekucioni ka filluar herët në çdo familje, te intelektualët, te kleri. Nga më çnjerëzoret kanë qenë torturat dhe burgjet, por edhe gjithë sakrifica edhe e familjeve që kanë jetuar ndoshta jashtë mureve por në një ferr të vërtetë. Përdorim artin në këtë rast dhe ky projekt e propozon këtë për ta sjellë dëshminë me atraktivitet dhe për ta prekur realisht atë që ndodh. Janë ngjarje që në fakt edhe këto mure pse jo, edhe muret e zyrës s kryetarit të bashkisë kanë patur veshë? - tha kryetarja e bashkisë