Pas dy interpelancave, Kuvendi është përfshirë nga debati për skemën e ndihmës ekonomike, ku opozita akuzon qeverinë se ka hequr mbi 20 mijë familje. Edhe pse kërkesa e PD për mocion me debat me Ramën për këtë cështje u shty nga Konferenca e Kryetarëve në datë 15 mars, kjo nuk e pengoi opozitën që të lëshonte akuza ndaj qeverisë dhe ministres Manastirliu.<br />Rama: Ju jeni zogjtë e korbave!<br />Kryeministri Edi Rama i ka cilësuar opozitarët si 'zogjtë e korbave', teksa është bërë pjesë e debatit për skemën e re të ndihmës ekonomike. <br />Tritan nuk krahasohemi me kohën e Zogut, jemi këtu përballë zogut të korbave. Ju keni arritur t?i jepni ndihmë ekonomike familjeve në nevojë 6 mijë lekë të vjetra, vini këtu dhe nuk lini fjalë të fjalorit pa thënë. 70% e aplikantëve të përjashtuar janë në moshën 24-44 vjeç, plotësisht të aftë për punë. Vetëm në pak ditë 1211 njerëz kanë shkuar në dyert e zyrave të punës, ka të regjistruar si punëkërkues, ka dhe nga ata që refuzojnë. Kush është i aftë për punë dhe refuzon nuk meriton asnjë cent.
