Problemi i varfërisë është bërë temë diskutimi në seancën plenare të kësaj të enjteje. Deputeti demokrat, Agron Shehaj, i cili vjen nga biznesi, tregoi si ka arritur të dalë nga varfëria. Në foltoren e Kuvendit, ai e cilësoi veten të papërshtatshëm për të folur për varfërinë, për shkak se është biznesmen, por tha se ja ka dalë të jetë i tillë me shumë punë dhe në mënyrë të ndershme.<br /><br />Shehaj ja atribuoi nivelin e lartë të varfërisë në vend direkt politikës, duke kthyer gishtin nga të gjithë politikanët, por edhe nga vetja, teksa tha se ?Ne jemi shkaku kryesor i mjerimit të një pjese të madhe të popullsisë. Është e neveritshme të dëgjosh ministrat milionerë të bëjnë leksione për varfërinë?.<br />Më tej, Shehaj theksoi se politikanët janë të pangopur, pasi hyjnë në politikë me të ardhura mesatare dhe bëhen milionerë. Ndërsa tregoi strategjinë për nxjerrjen e Shqipërisë nga varfëria, teksa tha se është shumë e thjeshtë, mjafton që politikanët të mos vjedhin më, ose të vjedhin më pak.