Surprise Me!

Ora News - Dëshmia tronditëse e fermerit: Domateve i injektojmë hormone, skuqen për 24 orë

2018-05-11 6 Dailymotion

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Emisioni BOOM ka sjellë një dëshmi tronditëse të një fermeri për produketet bujqësore që ne hamë. Ai pohon me gojën e tij se domateve dhe kastravecave i bëjnë hormone ose i lyejnë në mënyrë që produkti të rritet dhe të piqet shpejt. Ai thotë se brenda 24 orëve domatja skuqet dhe shkon direk për konsumim.

Fermeri: Trangujt, ne e tresim urenë atje dhe hedhim në darkë dhe të nesërmen mbrëma ne e vjelim. Spinaqin nuk e ha dot, ku kemi më kontroll ne. Ne e pjekim me zor domaten. Pse pak po vdesim ne!

Gazetarja: Janë të shtrenjta këto helme për domaten?

Fermeri: Pa të shtrenjta por ja vlen, se nuk e pjek dot ti.

Gazetarja: Ajo domatja që i hedhin këtu hormone...

Fermeri: Është keq edhe kjo që lyen kokrra, është tjetër ajo me hormone. I kapim kokër më kokër dhe i bëjmë me petrogaz

Gazetarja: Po nga ministria e Bujqësisë nuk vijnë ekspertë?

Fermeri: Po ku janë? Mua nuk më ka ardhur njeri te sera

Gazetarja: Po domatja përsa kohë bëhet kur i hedh këtë hormonin?

Fermeri: Brenda 24 orëve skuqet e gjitha. Kur e pret domaten ti jashtë është e kuqe, brenda është me fara të bardha

Gazetarja: Po si ta dalloj?

Fermeri: Hape, po ti kete farat jeshile mos e merr

Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/deshmia-tronditese-e-fermerit-domateve-i-injektojme-hormone-skuqen-24-ore

Buy Now on CodeCanyon