Surprise Me!

Tronditet kursi i kembimit, euro ne pikate

2018-05-11 2 Dailymotion

Kursi i këmbimit është tronditur gjatë gjithë javës së fundit, por të enjten monedha e përbashkët europiane ka marrë edhe goditjen më të madhe gjatë 8 viteve të fundit.

Euro është kuotuar në nivelin e 131 lekëve, më i ulëti që prej 2009-s.

Ekspertët e sqarojnë këtë rënie me një kombinim faktorësh, ku është ai psikologjik për shkak të nismave që kanë marrë autoritet për deurizimin e ekonomisë.

Një tjetër arsye është edhe rritja e qarkullimit të kësaj monedhe në tregun shqiptar në harkun kohor të vitit të fundit, ndërsa revanshi i dobësimit të saj gjatë kësaj periudhe ka ardhur dhe nga tregjet ndërkombëtare.

Monedha e përbashkët europiane ka rënë edhe përballë dollarit amerikan, duke u këmbyer me 1.23 dollarë.

Nivelet më të larta të euros arritën në vitin 2015-ë, ku vlera mesatare e saj ishte 141 lekë, që prej asaj kohe monedha është zhvlerësuar më afro 10%.

Efektet e kësaj rënie Banka Qendrore ka nisur t?i minimizojë duke mbrojtur depozituesit dhe kredimarrësit, përmes planit të deurizimit.

Buy Now on CodeCanyon