Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Dy të vdekur është bilanci i tragjedisë së radhës në rrugët e vendit, vetëm pesë ditë pas atij në Velipojë që la 4 viktima e 3 të plagosur.

Një 23 vjeçare që udhëtonte si pasagjere dhe drejtuesi 60 vjeçar i një taksie humbën jetën, pasi mjeti me te cilin vinin nga Durrësi drejt Tiranës u godit nga pas nga një makinë BENZ, që siç mësohet nga grupi hetimor udhëtonin me shpejtësi të lartë.

Viktimat janë identifikur si Elena Avdillari 23 vjeçe dhe Bujar Agalliu 60 vjeç dhe aksidenti u shënua rreth orës 23:30 të 21 shkurtit, në autostradën Durrës- Tiranë, Maminas.

Mësohet se e reja, banuese në Tiranë ishte nisur drejt Italisë. Burimet nga porti i Durrësit thanë se ajo ka humbur tragetin dhe nuk është paraqitur në sportel.

por një tjetër argument ka babai i saj Flamur Avdillari: Kishte gjetur një vend pune dhe do të shkonte të punonte. Djali ishte në shtëpi unë në punë. Më tregoi e më tha se kishte ndodhur një aksident. Ajo nuk kishte mundur të kalonte në Itali dhe ishte kthyer.

Në këtë situatë ajo ka marrë në Durrës taksinë e drejtuar nga Bujar Agalliu, 60 vjeç për tu rikthyer në banesë, ku nuk mbërriti kurrë.

Ngjarja e rëndë u shënua pranë Maminasit. Burime pranë grupit herimor i thanë Ora News se taksia e drejtuar nga Agalliu po udhëtonte drejt Tiranës në korsinë e shpejtësisë, në kohën kur mjeti me targa AA 060 SP e ka goditur në pjesën e pasme me një shpejtësi që sipas të dhënave të para shkonte deri në 150 km për orë.

"Pa shkuar në Maminas një mjet tip Benz me targa AA 060 SP është përplasur me mjetin Taksi me targa DR 475 TX. Për pasojë kanë ndërruar jetë drejtuesi i mjetit tip Taksi B.A.60 vjeç, banues në Durrës dhe pasagjerja, shtetësia E.A. 23 vjeçe, banuese në Tiranë" Nga veprimet paraprake dyshohet se mjeti tip Benz e ka përplasur nga mbrapa mjetin tip Taksi dhe kjo e fundit për të devijuar është futur në një karburant, sqaroi mbremjen e 21 shkurtit policia e Durrësit
Goditja ka qenë aq e fortë, sa taksia ka ecur rreth 100 metra zvarrë mbapsht, dhe pasi ka hasur një bordurë është rrotulluar në ajër duke përfundur përmbys pranë këtij karburanti.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/benzi-perplas-nje-takis-dy-te-vdekur-ne-autostraden-durres-tirane