Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Seanca e parlamentit si rrallë herë ishte e shkurtër por përfundoi me tension.

"Zogjte e korbave!", krahasimi i përdorur nga kryeministri Edi Rama nervozoi kreun e opozitës Lulzim Basha, i cili iu drejtua foltores me agresivitet.

Edi Rama: Ne nuk krahasohemi me kohën e Zogut. Thjesht jemi këtu përballë zogjve të kohës që jeni ju! Dhe fluturoni, e fluturoni si korbat mbi çdo gropë që hapët duke kërkuar llogari prej nesh. Ju jepnit 38 milionë dollarë për ndihmë ekonomie ne japim 40 milionë dollarë.

Rama: Subvecioni juaj për ujin, energjinë, librat ishte minimal

Lulzim Basha: Si nuk ke turp! Si ndërsen opozitën! (Basha i afrohet Rames ne foltore)

Ruçi: Zoti Basha ulu poshtë

Pas disa minutash tensioni opozita u largua nga salla e Kuvendit ndërsa kryeministri vijoni fjalën

Rama: Ju jepnit 6 mijë lekë të vjetra ndihmë ekonomike dhe e konsideronit ndihmë ekonomike. Ndërkohë që ju nuk lini fjal të fjalorit të ulët pa përdorur na u shqetësuat se ju thashë "zogjtë e korbave!' Jeni zogjtë e korbave që fluturoni mbi çdo gropë e plagë që keni hapur vetë. Mbi çdo problem që keni lënë vetë pa zgjidhur.

Me apo pa ndihme ekonomike

Lulzim Basha akuzoi qeverinë se ka hequr me pa të drejtë qindra familje nga skema e ndihmës ekonomike, me një formular pikëzimi që është jo transparent. Basha I bëri thirrje nga foltorja qytetarëve të marrin në dorë fatin e tyre.

Lulzim Basha: Eshte vendimi kriminal Edi Rames qe u heq buken e gojes mijera familjeve anembane. Shteti i ka lekët për të paguar ata familje të varfëra por këto shkojnë në xhepat e luksit të Edi Ramës dhe minsitave të tij. Hajdutëve dhe bandës së hajdutëve këtu prapa. Ftoj qytetarët t'i bashkohen punonëjsve të By Pass.. pronarëve studentëve pedagogëge, opozitën e kanë dhe do ta kenë në krah ta çlirojmë Shqipërinë nga këta bandit. Të marrin në dorë fatin tonë në duart tona.

Por kryeministri tha se ky formular është hartuar që në kohën e qev

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/zogjte-e-korbave-basha-i-versulet-rames-ne-foltore