FIER - Një person ka hipur rreth orës 12:00 në një shtyllë të tensionit të lartë në fshatin Buzëmadh të Cakranit dhe kërcënon se do të hidhet. <br />A.L, 32-vjeç, mësohet se është baba i dy fëmijëve, ndërsa nuk dihen arsyet që e kanë shtyrë drejt këtij veprimi. 32-vjeçari prej më shumë se katër orës qëndron në majë të shtyllës, ndërsa familjarët ende nuk kanë mundur ta bindin që të zbresë. <br />Në vendngjarje ndodhet policia dhe një zjarrfikëse. Vijojnë negociatat me 32-vjeçarin për të bërë të mundur që ai të zbresë nga lartësia ku është ngjitur.
