Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Një person ka tentuar të therë trajnerin e Vllaznisë Ernest Gjoka. Ngjarja ka ndodhur në fushën sportive Reshit Rusi në Shkodër në fund të stërvitjes.

Një shtetas me kapuç në koke i është afruar trajnerit dhe ka tentuar që ta sulmojë me thikë.

Trajneri Gjoka e ka kuptuar se personi mund ta sulmonte dhe i eshte shmangur duke shpëtuar pa u dëmtuar.

Policia është njoftuar menjëherë, ndërsa sipas informacioneve tre shtetas në afërsi të stadiumit "Loro Boriçi" janë shoqëruar në polici duke dyshuar se mund të ketë dijeni për ngjarjen.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/momente-paniku-ne-shkoder-sulmohet-me-thike-trajneri-ernest-gjoka