Surprise Me!

Shtyhet seanca për “Kufirin” - News, Lajme - Vizion Plus

2018-05-11 0 Dailymotion

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pas dy orësh zvarritje, seanca e jashtëzakonshme për ratifikimin e marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi u shty. Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli, pas një takimi me përfaqësuesit e të gjitha partive, njoftoi se seanca do të mbahet te premten në orën 10.
PDK, AAK dhe NISMA u shprehen pro ratifikimit të marrëveshjes. Ndersa LDK e cila gjithashtu ishte shprehur se do të votonte pro kërkoi që raporti i Shpejtim Bulliqit të hiqet nga projektligji pasi ne te kundert deputetet e kesaj force nuk do ta votojnë marreveshjen e kufirit.
Ndërsa Lëvizja Vetëvendosj dorëzoi një peticion me rreth 200 mijë nënshkrime të mbledhura nga qytetarët e Kosovës, kundër demarkacionit. Nga ana tjetër, kjo parti kallzoi penalisht presidentin hashim Thaçi, për tradhëti lidhur me nënshkrimin e marrëveshjes për shënjimin e vijës kufitare.
Lista serbe nuk u paraqit këtë të enjte në ambjentet e kuvendit.Ne nje njoftim për mediat perfaqesues te keaj partie theksuan se nuk do ta përkrahin demarkacionin, por do të vazhdojnë të luftojnë për interesat e popullit serb në kosovë.
Deputetët pritej të votonin kete te enjte projektligjin që përmbn 3 dokumnte, marrëveshjen e vitit 2015, raportin e Shpejtim Bulliqit si dhe aneks marrëveshjen e firmosur mes dy presidentëve të të dy vendeve.
Ambasadori amerikan Grerg Delavi, pas nje takimi me grupet parlamentare I bëri thirrje ligjvënëvsve të Kosovës të votojnë marrëveshjen, për ti lejuar qytetarëve të Kosovës të udhëtojnë pa viza.

Buy Now on CodeCanyon