Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

"Nuk pashë që ndonjëri të kishte marrë guximin dhe të kishte përkthyer këtë libër. Ai ishte aty gjithë pluhur dhe u desha të kërkoj 30 vjet"

Libri "Gjuha e shqiptarëve" e albanologut gjerman Jozef Riter fon Ksilander i botuar në vitin 1835 prezantohet për hërë të parë në shqip në Akademinë e Shkencave në prezencën e përkthyesve Albert Gjoka dhe Frida Vokopola.

Gjoka: Në mënyrë specifike aty thuhet që gjuha shqipe është gjuhë që në sferën e saj zhvillohen të gjitha gjuhët e tjera si gjuha greke dhe ajo latine që vinë pas gjuhës shqipe.

Edhe pse me një rëndësi të veçantë për tezat pararendëse mbi origjinën e shqipes si gjuhë indo-europiane, ky përkthimi Ksilander ka ngjallur debat.

"Autorët thonë se ky është përthimi i parë i tyre dhe unë nuk dua ti shkurajoj në rrugën e mundimshme të përkthimit por mendoj se nuk duhet ta provonin dorën me një koloz të albanalogjisë gjermane siç është Jozef Riter fon Ksilander".

"Ne mund tu ndihmojmë për punën tuaj të mëtejshme që të mos bëni gabime kaq të rënda".

Jozef Riter fon Ksilander nuk erdhi kurrë në Shqipëri por ai ra në kontakt me gjuhën dhe kulturën shqiptrare që ndeshi në mbretërinë e Greqisë dhe për ti njohur më thellë u bazua në veprat e albanologëve Theodhor Kavalioti, Francesco Maria da Lecce, Vangjel Meksi.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/gjuha-e-shkipetareve-botimi-ne-shqip-i-albanologut-gjerman-ngjall-debate