Surprise Me!

Report TV - E rëndë në Shkodër, goditet trajneri i Vllaznisë Ernest Gjoka

2018-05-11 0 Dailymotion

SHKODER - Trajneri i ekipit të Vllazinës Ernest Gjoka ka rënë pre e një sulmi ditën e sotme, pasi ka debatuar fillimisht me autorin që ka ushtuar dhunë ndaj tij. Trajneri Gjoka ka marrë disa lëndime në kokë, por fatmirësisht nuk është në rrezik për jetën.<br /><br />Ngjarja ndodhi në fushë sportive "Reshit Rusi" në qytetin e Shkodrës dhe policia ka shoqëruar dy persona si të dyshuar për aktin brutal. Gjithashtu edhe vetë Gjoka ka qenë në polici për të shpjeguar rrethanat e ngjarjes.<br />Report TV zbardh dinamikën e kësaj ngjarjej<br />Një person fillimisht e goditi trajnerin Gjoka me grusht dhe pas goditjes së fortë tekniku u rrëzua në tokë. Më pas agresori tentoi ta qëllonte edhe me thikë trajnerin e Vllaznisë, por Gjoka reagoi duke e shtyrë me këmbë dhe shmangu goditjen. Për incidentin është vënë në dijeni edhe ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj. Autori i sulmit është identifikuar dhe po punohet për arrestimin e tij. Në momentin e agresionit, Gjoka ishte në shoqërinë e kapitenit të Vllaznisë Gilman Lika. Nuk është hera e parë që Gjoka është viktimë e sulmesh apo kanosjesh të ngjashme.

Buy Now on CodeCanyon