SHKODER - Trajneri i ekipit të Vllazinës Ernest Gjoka ka rënë pre e një sulmi ditën e sotme, pasi ka debatuar fillimisht me autorin që ka ushtuar dhunë ndaj tij. Trajneri Gjoka ka marrë disa lëndime në kokë, por fatmirësisht nuk është në rrezik për jetën.<br /><br />Ngjarja ndodhi në fushë sportive "Reshit Rusi" në qytetin e Shkodrës dhe policia ka shoqëruar dy persona si të dyshuar për aktin brutal. Gjithashtu edhe vetë Gjoka ka qenë në polici për të shpjeguar rrethanat e ngjarjes.