GJIROKASTER-Pas protestave të banorëve në fundjavë, sot ka filluar zbatimi i rekomandimeve të lëna nga Shërbimi Gjeologjik Shqiptar dhe Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile, për stabilizimin e zonës ku ndodhi rrëshqitja në lagjen ?Kodër e Shtufit?. E ndërsa pak ditë më parë u ndërhy për disilpinimin e ujërave sipërfaqësorë, specialistët e Ndërmarrjes së Ujësjellës-Kanalizimeve të Gjirokastrës, po vijojnë punën për ta kthyer situatën në normalitet të plotë.
