Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Pas dy ish-Ministrave të Transportit Haxhinasto dhe Dervishaj, kreu i ARRSH-së Afrim Qendro i është përgjigjur thirrjes së Prokurorisë së Krimeve të rënda,për të dhënë shpjegime në lidhje projektin e rrugës Elbasan- Tiranë.

Pas daljes nga organi i akuzës, Qendro tha për mediat se dha shpjegime për rrugën Tiranë-Elbasan në cilesine e detyres qe ka.

"Po të më thërrasin përsëri, unë do të paraqitem" deklaroi ai.

Për dosjen e rrugës Tiranë-Elbasan dy javë me parë me urdher të prokurorisë është arrestuar ish-drejtori i ARRSH, Dashamir Xhika, si dhe drejtori dhe ish drejtori I njësisë së menazhmit të projektit.

Hetimet nga prokuroria nisën pas një kallëzimi të bërë nga Kontrolli i Lartë i Shtetit me vlerë 54 mln euro për abuzime në rrugën Tiranë-Elbasan, por që janë ripërsëritura në një kallëzim të dyte të ministrit Gjiknuri në 2017

Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/abuzimet-me-rrugen-tirane-elbasan-krimet-e-renda-marrin-ne-pyetje-qendron