Lidhur me debatin që ka nisur mes universitetit të Tiranës dhe qeverisë për mungesën e autonoimisë reale financiare, rritjen e pagave, mendimit të ligjit për arsimin e lartë, statusit të pedagogëve, etj, pedagogu Mark Marku ka bërë të ditur sot se sipas tij duke qe se ministrja e Arsimit po kërkon 10 ditë afat, kjo do të thotë se problemi ekziston.
Marku në një prononcimin per mediat tha se në takimin me dyer te mbyllura me ministren Nikolla, asaj iu parashtruan 5 kërkesa, të cilat nëse nuk do të zgjidhen, do t?i detyroijnë pedagogët që të nisin protestat.

Mikrofonët e Report TV shkuan në disa mjedise të Universitetit të TIranës, ku pyetën studentët lidhur me kushtet e studimit dhe debatin e pedagogëve.

?Kushte nuk ka, ambientet nuk janë të këndshme, nuk ka sistem ngrohje, as kushte të mira, që nga tualtet, e deir te bankat dhe dërrasat? ? u shpreh një studente e Universitetit Politeknik, e cila tha se nuk ka njohuri mbi diskutimin e pedagogëve.