Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Tjetër aksident i rëndë. Vjehrri, nusja dhe djali 8 vjeçar janë përplasur nga një makinë teksa po prisnin në një ministacion tek Mali i Robit në afërsi të Kavajës.

Policia e Tiranës informon se 69 vjeçari i identifikuar me inicialet Xh. F. dhe nusja e tij 34 vjeçe e identifikuar me inicalet E. F., kanë gjetur vdekjen ndërsa fëmija i mitur XH. F, 8 vjeç, u transportua në spitalin e Durrësit, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve .

Aksidenti u shënua rreth orës 07:40. Mjeti tip ?Toyota? me drejtuese 30 vjeçaren e identifikuar me inicialet I. P., ka dalë nga rruga dhe i ka përplasur me makinë

Drejtuesja e mjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/aksident-i-rene-ne-malin-e-robit-dyshohet-2-te-vdekur