Surprise Me!

Makina “fluturon”, merr dy jetë - News, Lajme - Vizion Plus

2018-05-11 0 Dailymotion

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një tjetër aksident tragjik i mori jetën dy personave, ndërsa në gjendje të rëndë ndodhet një fëmijë.

Ngjarja ndodhi mëngjesin e kësaj të shtune në Kavajë pranë zonës së njohur si Mali i Robit kur një makinë humbi kontrollin dhe përplasi njerëzit të cilët ndodheshin në krah të saj.

Sipas policisë viktima të aksidentit mbetën vjehrri dhe nusja, Xhemal e Edlira Pisku 69 dhe 34 vjeç, ndërsa nga përplasja u plagos rëndë fëmija 8 vjeçar i Edlira Piskut.

Automjeti tip ?Toyota corolla?, i cili drejtohej nga 30 vjecarja Ilda Parroj humbi kontrollin dhe përplasi këmbësorët. Menjëherë në vendngjarje mbërritën forca të policisë dhe sipas tyre shkak i aksidentit u bë lëvizja tej normave të shpejtësisë nga ana e 30 vjeçares.

Ky është aksidenti i tretë i rëndë pas atij të fundjavës së shkuar në Velipojë ku tragjedia rrugore shuajti familjen Preka. Dy makina u përplasën me njëra-tjetrën, duke lënë katër viktima, babanë dhe tre fëmijët e tij, ndërsa gruaja ndodhet prej një jave në spital, në gjendje të rëndë.

Pas tragjedisë së Velipojës një tjetër aksident i mori jetën dy personave në Maminas. 23 vjecarja Elena Abdillari kthehej nga porti i Durrësit me një taksi kur një makinë tip benz i goditi nga pas. Ngjarja ndodhi më 22 shkurt ndërsa përplasja me bordurat e rrugës ishte fatale për 23 vjeçaren dhe drejtuesin e taksisë. Për aksidentin policia është vënë në kërkim të Fatjon Zhaporjas, ndërsa dyshohet se ai goditi qëllimisht taksinë ku udhëtonte e reja Abdillari.

Me një bilanc prej 8 viktimash brenda dy javëve të muajit shkurt shifrat e aksidenteve vijojnë të jenë alarmante, ndërsa në janar nga aksidentet rrugore humbën jetën 13 persona.

Buy Now on CodeCanyon