Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kreu i Policisë Rrugore, Mit'hat Tola paralajmëron ashpërsim të gjobës për përdorimin e celularit nga drejtuesit e automjeteve.

Trefishohen gjobat për përdorimin e celularëve nga drejtuesit e automjeteve. Drejtori i përgjithshëm i Policisë Rrugore Mit'hat Tola në emisionin "Ekopolitikë" mbrëmjen e 23 Shkurtit, tha se së shpejti në Kuvend do të dorëzohen një sërë propozimesh për ndryshime në kodin rrugor.

Mit'hat Tola: " Ta sqaroj edhe problemin e celularit. Ka një diskutim të madh që donim ta kalonim në 2014, kur u bënë ndryshimet e Kodit Rrugor, por kaluam vetëm rripin e sigurimit, e ashpërsuam në mënyrë drastike dhe sot të gjithë jemi dëshmitarë që rripi i sigurimit nga 20% ka kaluar mbi 60% që e vendosin. Bëmë kërkesë që të ashpërsonim edhe për celularin, por në pjesën, të themi politike, në pjesën e komisioneve parlamentare, në pjesën e diskutimeve, Ministria e Transporteve, u pa si një masë shumë e rëndë. Kërkuam dyfishimin.

Ne me celular e humbasim vëmendjen. Për mua duhet të trefishohet. E kemi gati.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/tola-do-kerkojme-trefishim-te-gjobave-celularet