Surprise Me!

Tre aksidente te renda vetem kete jave

2018-05-11 0 Dailymotion

Aksidenti i Kavajës ishte i treti brenda pak ditëve, duke e çuar bilancin e viktimave në 8 vetëm në një javë.

Më tragjiku ishte ai i Velipojes të dielën e kaluar ku famija Preka thuajse u shua nga përplasja e një fuoristrade dhe një autoveture Afla Romeo. Babai dhe tre fëmijët vdiqën, ndërsa e vetmja që ka shpëtuar Ervisa Preka ndodhet në spital. Tre ditë më parë në autostraden Tiranë-Durrës humbën jetën Elena Avdillari dhe Bujar Agalliu. Një makinë i ra nga pas taksisë në Maminas duke e nxjerrë nga rruga.

Statistikat zyrtare flasin për 27 viktima në 234 aksidente të ndodhura në dy muajt e parë të vitit. Krahasuar me një vit më parë numri i viktimave është më i ulët, por numri i aksidenteve më i lartë.

Sipas policisë, shkaqet e aksidenteve lidhen me mosrespektimin e rregullave të qarkullimit si nga drejtuesit e mjeteve ashtu edhe nga këmbësorët. Ka raste kur drejtuesit e mjeteve në autostradë qarkullojnë me 260 km në orë, ndërsa në qendrat e banuara me mbi 125 km/orë. Këmbësorë që kalojnë nga një krah në tjetrin pa respektuar vijat e bardha, apo në autostradë pa përdorur mbikalimet.

Tv Klan

Buy Now on CodeCanyon