Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Orgesa Zaimi është këngëtarja shqiptare që njihet për natyrën e saj të drejtpërdrejtë si dhe për performancat e saj live në këngë të rrymës rrok.

Ajo u largua nga Shqipëria për një vit duke emigruar drejt Zvicrës dhe u kthye prej kërkesave të mëdha të familjes.

E ftuar në emisionin ?Mos i fol shoferit? nga Rudina Dembacaj, ajo zbuloi se do donte të emigronte drejt Kanadasë për tu bërë mësuese.

Orgesa Zaimi: Pikërisht për këtë jam stepur, për të emigruar si njerëz. Nuk i dihet, me të vërtetë kam dëshirë. Kam një diplomë për mësuese e gjuhës dhe e letërsisë dhe e kam shijuar atë periudhën e shkollës.

Dihet se Orgesa po zhvillon karrierën e saj në radio, ku shfaqet cdo ditë, do ti duhet të ndryshojë stil jetese, larg televizionit. Ajo tha se pavarësisht vështirësisë, ka dëshirë të madhe për këtë punë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/kengetarja-shqiptare-rrefen-se-do-shkoje-ne-kanada-tu-bere