Arti mund të shprehet në forma nga më të ndryshmet. Një prej tyre është pa dyshim dhe baleti konteporan, një gjini artistike që i jep mundësinë balerinëve të shprehin botën e tyre shpirtërore me anë të lëvizjeve trupore.<br /><br />Akreoma Saliu, është një prej tyre. Ajo ka nisur të kërcejë që në moshën 5-vjeçare, fillimisht duke mësuar nëpërmjet kurseve të baletit klasik. Teksa vitet kalonin, ajo vendosi që të mësonte një zhanër tjetër, baletin kontemporan.<br /><br />?E kam nisur këtë lloj dansi sepse me anë të tij ne prekim tema aktuale, një gjë që publikun dhe mua si individ më shqetëson. Këtë gjë e ngre dhe e sjell në formën e kërcimit. Nëse kam një shqetësim timin, apo një kënaqësi, një fenomen që më ndodh, unë menjëherë futem në sallën e kërcimit dhe krijoj. E mira e artit është që ai komunikon dhe çdo shfaqje që nuk komunikon për mua nuk është shfaqje".
