Surprise Me!

Ora News - Rama: Me 880 mijë lekë rrogë merrte ndihmë ekonomike

2018-05-11 2 Dailymotion

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Debati i së enjtes në Parlament mes mazhorancës dhe opozitës mbi ndihmën ekonomike, ka vazhduar me retorikën e palëve në takimet me personat e prekur nga skema. Kryeministri Edi Rama në një vizitë në një familje përfituese në Berat thekson se para se të jepet statusi i përfituesit realizohen kontrolle në tatime, hipotekë apo zyrat e transportit rrugor.

Rama: Ja ky tjetri, djali i Josifit nga Ura Vajgurore ka 880 mijë lekë rrogë dhe njëkohësisht merr ndihmë ekonomike. Në Qarkun e Beratit janë përjashtuar 700 familje.

Por, kryeministri Rama nuk përjashtoi mundësinë e gabimeve për shkak të sistemit

Rama: Të gjithë që janë jashtë jo për shkak të abuzimit por për shkak të sistemit do të riintegrohen.

Ministrja Ogerta Manastirliu nënvizoi se tashmë ndihma ekonomike jepet e plotë, por qëllimi është riintegrimi në shoqëri.

Manastirliu: Ndihma ekonomike nuk është një ndihmë për t'u dhënë përgjithmonë. Është një ndihmë për 5 vite, për të dalë nga vështirësia momentale.

Ndërkohë kryetari i PD Lulzim Basha është përgjigjur në një reagim në Facebook duke theksuar se Rama u ka hequr ndihmën ekonomike Mbi 20 mijë familjeve.

Basha: "Në këtë orë të vonë shumica e tyre po mbyllin edhe këtë ditë me barkun bosh e pa energji elektrike. Ky është fati i Marijes me tre fëmijë jetimë që e gjeta me vetëm gjysmë thesi miell të mykur. Ky është fati i Shpresës me frigoriferin bosh dhe 9 gojë për të ushqyer, shprehet Basha në Facebook", duke shtuar se Rama u heq familjeve bukën e gojës dhe shpenzon miliona për luks e qejfe.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/rama-me-880-mije-leke-rroge-merrte-ndihme-ekonomike

Buy Now on CodeCanyon