IRANE-Në 48 orët e fundit policia rrugore ka vendosur rreth 1500 gjoba, 12 makina janë bllokuar, janë hequr 68 leje drejtimi, ndërsa 6 shoferë janë arrestuar, pasi ishin me shpejtësi deri në 197 km/h dhe të dehur.

Policia deklaron se nga kontrolli me radar gjatë 48 orëve të fundit, është konstatuar se mjetet, në orët e vona të natës, qarkullojnë me shpejtësi dy herë më shumë se limiti i lejuar. Policia Rrugore e Tiranës thotë se me qëllim parandalimin e aksidenteve do vijojë kontrollet e pandërprera.

6 shoferë të arrestuar
2 për drejtim mjeti në gjendje të dehur
4 për drejtim mjeti pa leje drejtimi