Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Me disa dhjetëra raste në vitet e fundit, grabitja e bagëtive është rikthyer në fenomen në zonat rurale të Burrelit.

Kjo e moshuar tregon me lot në sy se i kanë vjedhur lopën, me të cilën sic thotë mbante shtëpinë

Dy familje u grabitën këtë javë në të njëjtën natë.

Banorët e lagjes Kolaj në Burrel, thonë se mbarështimi i bagëtive i ndihmon të mbajnë frymën gjallë siç shprehen ata, ndaj janë të alarmuar nga grabitjet e shtuara.

Disa dhjetëra krerë lopë rezultojnë të vjedhurave në rrethinat e Burrelit vetëm muajt e fundit, ngjarje për të cilat banorët thonë se kanë bërë denoncime në polici, por asnjë person nuk ka përfunduar në pranga.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/vjedhje-masive-te-lopeve-ne-burrel