I vënë nën akuzë nga opozita se ka përjashtuar nga skema e ndihmës ekonomike rreth 20 mijë familje në nevojë, kryeministri Rama zgjodhi këtë kryefamiljar nga Ura Vajgurore për të treguar abuzimet që ai thotë se u bënë nga paraardhësi I tij.

"Na del djali Josifit nga Ura Vajgurore ka 88 mijë lekë të reja rrogë dhe merrë ndihmë ekonomike, këto janë gjëra të paimagjinushme. Nga skema e vjetër dhe në qarkun e Beatit janë përjashtuar 700 familje ku pjesa më e madhe janë abuzive".

Ndonëse pranoi edhe parregullsitë në sistem, të përjashtuarve gabimisht nga skema u premtoi rintegrim në të, ndërsa abuzuesit i ftoi t?i drejtohen tregut të punës.

"Ka një pjesë minimale që ka gabim dhe ne po e verifikojmë. Po do rientegrohen. S'ka shans të marrin ndihmë ekonomike nëse janë të aftë për punë dhe nëse iu ofrohet punë. Dje një alamet djali më mirë se unë, se më tha kam humbur ndihmën ekonomike, i thashë hajde të të çojmë në punë, në bashki më tha, jo i thashë me privat, e pabesueshme".

Gjatë qëndrimit në Urën Vajgurore, Rama u takua në Kutalli me fermerë, profesorë dhe studentë të Universitetit Bujqësor, të cilëve u shpjegoi skemat e reja të mbështetjes financiare të qeverisë në bujqësi.

"Zonë me shumë shembuj suskesi ku realisht mund të shikohet se rruga e të nesërmes është e garantuar nëse ka vullnet për punë dhe bashkuar forcat jo per koperativën e tipit të vjetër nga halli por për të rënë nga interesi".

Sipas kryeministrit për hërë të parë në mbështetje të fermerëve do të akordohet një fond në vlerën e 100 milionë eurove.