Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Teksa ka humbur tërë familjen e saj, Ervisa Preka nga Shkodra ka marrë vesh sot për gjëmën që i ka ndodhur.

Një javë më parë, ajo po udhëtonte me bashkëshortin dhe tre fëmijët në një makinë, por sot, vetëm ajo gjendet në këtë jetë.

Gruaja ndodhet e shtruar në Spitalin e Shkodrës ku ka kaluar situatën e rrezikut për jetën. Tanimë, asaj i duhet të përballet edhe me dhimbjet shpirtërore.

Ajo ndodhet në gjendje të rënduar psikologjike pasi ka marrë vesh lajmin më të tmerrshëm të jetës.

Aksidenti tragjik ndodhi më 18 shkurt në aksin rrugor Shkodër ? Velipojë.

Përplasja fatale e dy automjeteve kokë me kokë me njëra ? tjetrën la të vdekur 40 vjeçarin Edmond Preka, djalin 9 muajsh dhe vajzën 5 vjeçare.

Nga aksidenti mbeti e plagosur rëndë, Evisa Preka dhe vajza 10 vjeçe, N.P, e cila ndërroi jetë pak ditë më pas.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/iu-shua-familja-ne-aksident-37-vjecarja-preka-merr-vesh-tragjedine-pas-1-jave