Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
E kuqja e Onufrit në muret e kishës së Shën Kollit në Shelçan të Elbasanit po venitet, ndërsa degradimi i Monumentit të Kulturës po thellohet. Kamera e Ora News në Elbasan sjell gjendjen e saj reale, bashkë me apelin për ndërhyrje për të shpëtuar një pasuri të përbashkët të trashëgimisë kulturore.

Ky është Jani Qosja (shiko videon), prifti dhe mbrojtësi i kishës së Shelçanit, një prej objekteve të kultit ortodoks më të vjetra të zonës së Shpatit në Elbasan.

E ndërtuar rreth vitit 1554, kjo kishë është Monument Kulture që mbart prova të historisë.

E tillë është edhe e kuqja e Onufrit që po venitet në afresket e kishës për shkak të dëmtimeve ndër vite.

Objekti i kultit ka nevojë për ndërhyrje komplekse për ta shpëtuar, por statusi ia jep këtë të drejtë vetëm Institutit të Monumenteve të Kulturës dhe i lidh duart Mitropolisë së Elbasanit dhe banorëve të zonës, të cilët prej vitesh kanë dhënë alarmin për rrezikun.

Jani Qosja: Ne vërtet shërbejmë këtu por ata nuk na lejojnë ne që të fusim një gozhdë në këtë kishë.

E lidhur me emrin e Onufrit dhe të birit Konstandinit, kisha e Shelçanit ka të gjitha potencialet për të qene një destinacion i turizmit kulturor dhe atij fetar, ndaj banorët kërkojnë ndërhyrje sa nuk është vonë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/zbehet-e-kuqja-e-onufrit-muralet-e-ikonografit-ne-kishen-e-shelcanit-ne-rrezik