Edhe qarku i Elbasanit është përfshire nga moti i ftohtë i shoqëruar me reshje shiu dhe dëbore. Në disa zona të thella malore në Prrenjas, Librazhd, Gramsh dhe Elbasan janë shfaqur problemet e para për shkak të reshjeve të dendura të dëborës. Përsa i përket aksit Elbasan-Qafë- Thanë qarkullimi i automjeteve lejohet vetëm me zinxhirë. Në këtë vend punohet vazhdimisht me mjete dhe fuqi punëtore për ta mbajtur të zhbllokuar situatën.Akset që lidhin Librazhdin me Bulqizën janë pothuaj praktikisht të pakalueshëm. Po kështu Luniku, Stravaj, Sopoti, Polisi Stëbleva etj kanë probleme për shkak të reshjeve të dëborës.