Presidenti i KE, Jean Claude Juncker dhe Hahn ndodhen në një vizitë zyrtare në Tiranë. Mbrëmjen e sotme, ata kanë zhvilluar një takim me kryeministrin Edi Rama, e cila u pasua nga një konferencë shtypi, ku nuk munguan edhe batutat.<br />Fillimisht ishte Rama që e hapi konferencën duke u shprehur se ?Keqardhje, që nuk arritëm dot t?ju presim me një kohë mesdhetare, megjithatë është një mënyrë për tu bërë në ndiheni njësoj si në Bruksel ?shi, gri, mërzi?.<br /><br />Ndërsa Juncker u përgjigj se ?Erdha në Tiranë për t?i shpëtuar shirave të Brukselit, por më duket se po gjej përsëri klimën e Brukselit?. Por ajo që shkaktoi më shumë të qeshura ishte batuta në fund të konferencës ?Faleminderit shumë! Por jam i uritur?tha Juncker para gazetarëve. Nesër në mesditë Juncker dhe Hahn do të largohen nga Shqipëria duke vijuar turin në Ballkan.